Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës mëngjesin e kësaj të marte.

Burime për mediat bëjnë me dije se një 65-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i gjashtë i palltit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar. Burime për mediat bëjnë me dije se burri, identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije, prej kohësh vuante nga një sëmundje e keqe.
Për shkak të gjendjes së rënduar emocionale ai ka vendosur që t’i japë fund jetës. Lidhur me këtë ngjarje priten më tepër detaje në vijim.