Ngjarje tronditëse në vend: Elektriçistët i zë korenti duke punuar në qendrën e votimit, një i vd*kur dhe dy të pIagosur rëndë!

Një elektriçist ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë në qytetin e Rrëshenit, teksa kanë qenë në krye të detyrës. Ata po punonin për të çuar energjinë elektrike në një qendër votimi, për ditën e diel, por i ka zënë korenti.

Fatkeqësisht, raportohet se një nga elektriçistët e OSHEE ka ndërruar jetë në vendngjarje nga kontakti me rrymën dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë në spital. Viktima është identifikuar si Emiljano Bunga, 37 vjeç shkruan newsbomb.al.

Shërbimet e Policisë së Shtetit dhe urgjenca mjekësore kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të dhënë ndihmën e parë, si dhe për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet që çuan në këtë tragjedi të rëndë, dy ditë para zgjedhjeve të 11 Majit.

Dyshimet janë se gjatë punës, diçka ka shkuar keq dhe elektriçistët kanë rënë në kontakt direkt me rrymën e elektrike, e cila njërit prej tyre i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme dhe dy të tjerët kanë pësuar djegie e ndodhen në spital.

Sipas asaj që raportohet nga burimet paraprake në terren, elektriçistët ishin duke punuar në një shkollë që ishte përcaktuar për të qenë qendër votimi në Rrëshen, por që prej muajsh ishte e mbyllur, dhe po përpiqeshin të rikthenin energjinë deri të dielën.

Njoftimi i policisë:

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në Rrëshen, shtetasi E. B., rreth 37 vjeç, elektricist, gjatë punës në një shtyllë elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Gjatë punës janë dëmtuar lehtë edhe shtetasit Z. P., 60 vjeç, dhe T. D., 58 vjeç, elektricistë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x