Një lëvizje që s’e priste askush, Xheneta e ndryshoi ‘lojën’

Finalistja e “BBVK3” Xheneta Fetahu ka një surprizë për ndjekësit e saj.

Përmes një postimi në Instagram ka njoftuar se po hyn në botën e aktrimit, shkruan Indeksonline.

Ajo do të jetë pjesë e një seriali të ri televiziv, ku do të luajë rolin e “Rinës” , një personazh që ende mbetet i mbuluar me mister, pasi Xheneta nuk ka zbuluar shumë rreth skenarit apo platformës ku do të transmetohet projekti.

“Një kapitull i ri po vjen… Rina është gati, a jeni ju?”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

Ky është një hap i madh në karrierën e saj, dhe fansat tashmë mezi po presin ta shohin në një tjetër dimension artistik.

A do të jetë Rina roli që do ta bëjë Xhenetën yllin e ri të serialeve shqiptare? Mbetet për t’u parë!t

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x