Nuk di të ndalet Joz Marku! Vendos të provokojë kështu këtë herë fansat e Gjestit (Video)

Pas disa ditësh mungesë dhe heshtjeje në rrjete sociale, Jozi Marku është rikthyer sërish në Instagram, vetëm pak ditë pas incidentit të bujshëm në gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Albania”, ku ai sulmoi fizikisht Gjestin.

Ngjarja shkaktoi reagime të ashpra, sidomos nga publiku kosovar, ku shumë shprehën hapur zhgënjimin dhe indinjatën ndaj veprimit të Jozit, duke deklaruar se nuk e duan më në Kosovë.

Në mes të gjithë kësaj zhurme, mbrëmjen e djeshme, Jozi publikoi një foto nga Prekazi, pranë Kompleksit Memorial të Familjes Jashari.

Me këtë postim të papritur dhe pa asnjë koment, ai duket se sfidoi në heshtje gjithë valën e kritikave që e përfshiu pas ngjarjes në BBV.

Megjithatë, deri tani Jozi nuk ka bërë asnjë deklaratë publike, as ka kërkuar falje apo sqaruar veprimet e tij live në spektakël — çka ka lënë hapësirë për më shumë reagime dhe spekulime në rrjet.

A do të vendosë këngëtari të thyejë heshtjen dhe të sqarojë publikun? Mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x