‘Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim…’ Nuk mbahen lotët nga dedikimi prekës i Enkel Demit pasi vëllai i tij humbi jetën!

Gazetari i njohur sportiv Saimir Demi është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare.

 

Vëllai i tej, gazetari Kel Demi shprehet se vëllai i tij i vetëm, ‘Saimiri ikur tek Hyji’, ndërsa thekson se i’ vetmi ngushëllim është që nuk vuajti’.

Përmes një postimi në Facebook, ai njofton se nëser në orën 12:00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH për vëllain e tij, e më pas do të përcillet në banesën e fundit në Sharrë.

“Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë. I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës.

Pasdite do jemi tek selia e Alba 2000 tek ish Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit.
Nesër në orën 12.00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH. Prej andej, në orën 14.00 do të çojmë Saimirin në banesën e fundit në Sharrë.”, shprehet ai.

 

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x