Nuk ka ngelur njeri pa e parë/ Luiz Ejlli i kushton këngë me cifteli Lunës, video po bënë NAMIN në rrjet!

Luiz Ejlli vazhdon të mbetet një nga emrat më të dashur të showbizit shqiptar.

Pas suksesit të madh në Big Brother VIP, këngëtari dhe fituesi i edicionit të dytë ka vijuar të jetë në vëmendje, së bashku me bashkëshorten e tij, moderatoren simpatike Kiara Tito.

Çifti janë tashmë prindër të Luna Mari, vajza e tyre e parë, e cila shumë shpejt feston ditëlindjen e parë.

Edhe pse shumë e vogël, Luna Mari është kthyer në një personazh publik, e ndjekur nga mijëra fansa të prindërve të saj që ndajnë momente të ëmbla me të në rrjetet sociale.

Së fundmi, Luizi ka surprizuar fansat me një dedikim shumë emocional: një këngë të krijuar enkas për vajzën e tij. Ai shfaqet në videoklip me veshje popullore dhe çifteli në dorë, duke kënduar për Lunën me një ndjeshmëri që prek çdo zemër prindërore.

 

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x