‘Nuk më bën dora të shkruaj…’ E ëma e Artan Lame prek rrjetin, njofton vd*kjen e të birit ‘Më premtoi që do kthehej…’

Ajo ka njoftuar se i biri ka ndërruar jetë, ndërsa për detajet e varrimit do të bëjë një njoftim tjetër pasi trupi i 58-vjeçarit të arrijë në Shqipëri nga Gjermania.

Ish-drejtori i Kadastrës, Artan Lame, ka ndërruar jetë paraditen e sotme.

Lajmin e ka konfirmuar edhe nëna e tij, Diana Lame, përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka njoftuar se i biri ka ndërruar jetë, ndërsa për detajet e varrimit do të bëjë një njoftim tjetër pasi trupi i 58-vjeçarit të arrijë në Shqipëri nga Gjermania.

Diana Lame: Te nderuar shoke , miq dhe dashamires. Nuk me ben dora te shkruaj per humbjen e te shtrenjtit ,

djalit tim te dashur Artan Lame. Po ky moment i mallkuar erdhi dhe me shoi ate shprese qe mu ngjall dje.

Shpresoja sepse me premtoi qe do kthehej,“ ….-nuk e kam mendjen te e nesermja (qe do operohej) jam mire , jam i qete por po perqendrohem te Muzeu.”

Edhe nga gjumi ta zgjoje per Muzeun fliste.Kur Tanin te ma sjellin ketu do t’ju bejme te ditur procedurat e metejeshme.

Ish-kreu i Kadastrës ka ndërruar jetë në Mynih të Gjermanisë, pasi kishte pësuar një ishemi një muaj më parë.

Disa ditë më parë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vështirë në zemër, e cila e çoi në koma cerebrale, por ishte ende në jetë. Mesa duket, jeta e tij ka pushtuar së rrahuri gjatë paradites së sotme.

.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x