Nuk ndihet mirë? Cfarë po ndodh me Rozana Radin? Banorja del me mesazhin e papritur

Rozana Radi ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të spektaklit.

Në një postim emocional në Instagram, këngëtarja falenderoi publikun për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë gjithë rrugëtimit të saj, duke e përshkruar këtë eksperiencë si një “udhëtim fantastik jete”.

Ajo shprehu gjithashtu mirënjohje për produksionin dhe stafin e Top Channel, të cilët, sipas saj, e bënë këtë përvojë të paharrueshme.

Me humor, Rozana zbuloi se ende nuk është ambientuar me jetën jashtë shtëpisë: “Jam ende duke kërkuar mikrofonin në trup dhe gjumin nuk e kam bërë të plotë,” – shkruan ajo, duke ndarë me ndjekësit ndjesitë e para pas përfundimit të aventurës.

Artistja vlerësoi në mënyrë të veçantë autorët e programit, Sara Hoxhën dhe Ledion Liçon, për mundësinë që i dhanë dhe për emocionet e forta që përjetoi gjatë finales.

 

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x