Nuk shkoi per GJESTIN? Zbulohet arsyeja e vizitës së Eglit në Prishtinë?

Egli ngjalli reagime ditë më parë me një fotografi nga Prishtina.

Në imazhin e publikuar, ajo shihet e vetme në sediljen e shoferit, pa dhënë asnjë informacion shtesë.

Kjo ka lënë hapësirë për interpretime dhe shumë pikëpyetje nga ndjekësit e saj.

Spekulimet nisën menjëherë, veçanërisht rreth Gjestit – ish-partnerit të saj me të cilin kishte një lidhje të shumëkomentuar gjatë pjesëmarrjes së tyre në Big Brother VIP Albania 4.

Por tashmë siç duket është zbuluar arsyeja e vizitës së saj në Prishtinë.

Sipas burimeve të Prive by Liberta Spahiu, Egli ka qëndruar për tre ditë në kryeqytet dhe është larguar në mesditën e ditëlindjes së Gjestit për në Tiranë. Gjatë qëndrimit, ajo ka qenë e shoqëruar nga një mike dhe ka fjetur në një prej hoteleve të qytetit.

Burimet theksojnë se qëllimi i vizitës ishin angazhimet e saj profesionale. Egli është duke punuar për projekte të reja muzikore në studio dhe ka zgjedhur artisten Fifin si bashkëpunëtore në këto projekte.

Një nga këngët e reja të Eglit pritet të jetë pikërisht në bashkëpunim me Fifin.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x