Numërohen me shume se gjysma e votave në Shqipëri, rezultati drejt fi…

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare

 

të 11 majit ka arritur në gjysmën e tij, me mbi 50% të qendrave të votimit të numëruara.

Rezultatet paraprake tregojnë një epërsi të qartë të Partisë Socialiste, e cila me 52.74% të votave ka siguruar deri tani 83 mandate në Kuvend.

Ja si ndahen votat deri më tani:

Partia Socialiste (PS) – 355,204 vota në Shqipëri + 2,467 vota nga Diaspora = 357,671 vota (52.74%) – 83 mandate
Partia Demokratike – ASHM – 228,933 + 1,302 = 230,235 vota (33.95%) – 51 mandate (pritshëm)

Partia Socialdemokrate (PSD) – 26,380 vota (3.89%) – 3 mandate
Mundësia – 18,758 vota (2.77%) – 1 mandat

Nisma SHB – 23,310 vota (3.44%) – 2 mandate
Bashkë – 8,907 vota (1.31%) – 1 mandat

Forcat e tjera politike si KEA, DZH, AKSH, LA dhe ADR nuk kanë arritur ende të sigurojnë mandate.

 

Në total janë numëruar 678,155 vota, nga të cilat 4,455 kanë ardhur nga Diaspora. Ashtu si në votimin brenda vendit, edhe në votat nga jashtë vendit, PS mban avantazhin.

Procesi i numërimit pritet të vijojë gjatë pasdites dhe orëve të mbrëmjes, me përditësime të reja që mund të sjellin ndryshime në përbërjen përfundimtare të Parlamentit.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x