Pasi inj*roi Eglin, Xheneta ka një mesazh të papritur për Gjestin ‘Më pëlqen shpirti që ai ka…’

Xheneta Fetahu po vazhdon me komente edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 4.


Ajo në “Mos i bjer me top” e injoroi Egli Takon, duke thënë se nuk e njeh personalisht.

E sa i përket Gjestit, modelja thotë se nuk ka çfarë t’i bëjë pasi është i martuar, referuar dasmës në BBVA.

Por thotë se i pëlqen stili që ka, meqë është bullizuar dhe kritikuar tejet shumë për paraqitjet në Big.

“Është burrë i martuar. Këtij i uroj gjitha të mirat. Më pëlqen ai shpirti fëmijëror që ka. Për stilin e tij më pëlqen, shumë suksese me shumë fëmijë meqenëse është i martuar”, u shpreh ajoXheneta krijoi një lidhje dashurie me Gjestin në Big Brother të Kosovës por që përfundoi me kalimin e tij në Shqipëri.

Vlen të ceket se Gjesti u shpall fitues i edicionit të sivjetmë në formatin e famshëm.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x