Pati një takim të ftohtë me to, Egli i përgjigjet kështu mamasë së Gjestit dhe familjarëve të tij!

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Egli Tako, më në fund ka sqaruar, duke dhënë detaje rreth takimit të shumëpërfolur me prindërit e Gjestit.

Një takim, që shkaktoi reagime në rrjet duke aluduar edhe tension mes tyre.

Megjithatë, mbrëmjen e sotme në “Post BBV”, Egli ka sqaruar një herë e mirë se ishte një takim krejt normal. Madje, zbuloi ka pasur përqafim edhe me mamin e Gjestit por kjo pjesë ishte prerë në klip.

“Kam pasur një takim të ngrohtë me prindërit e Gjestit. Pjesa është prerë, por nuk ka pasur asnjë dramë të madhe,” është shprehur Egli, duke hedhur poshtë çdo aludim për ndonjë përplasje mes tyre.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x