‘Po të isha vonuar, djali im nuk do jetonte më…’ Flet i tr*nditur nga ngjarja babai i 11 vjecarit që u pIagos nga at*nt*ti në Tiranë

Bardhi Demiraj, babai i 11-vjeçarit Dior Demiraj, i cili mbeti i plagosur nga atentati mafioz në Lundër i disa ditëve më parë,

ka reaguar për herë të parë në emisionin “Opinion” teksa ka treguar dhe gjendjen shëndetësore të së miturit.

Demiraj është shprehur se ka qenë ai që i ka dërguar fëmijët në spital teksa ka treguar se 11-vjeçari ka marrë 2 plumba në trup dhe 2 të tjerë në dorën e majtë. Bardhi Demiraj është shprehur se nëse do të ishte vonuar dhe 1 minutë më shumë, i mituri mund të mos jetonte.

“Fëmijët i kam marrë unë dhe i kam dërguar te Spitali i Traumës me fuoristradën time. Po të prisja dhe 1 minutë më shumë vonesë, djali i vogël nuk jetonte më, ishte me 2 plumba në trup dhe 2 në dorën e majtë. Tani jemi në spital në Itali”, ka thënë Bardhi Demiraj.

Momentalisht 11-vjeçari Dior Demiraj dhe i vëllai i tij, 17-vjeçari Marko ndodhen në Itali për trajtim të specializuar, ndërsa gjendja e të miturit paraqitet e rëndë.

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x