Procedohet penalisht Xhonatan Islami pas aksidentit në ajër

Mbrëmjen e djeshme në Himarë, Xhonatan Islami, i njohur si partneri i moderatores Roza Lati dhe i apasionuar pas sporteve ekstreme,

u rrëzua gjatë një hedhjeje me parashutë, vetëm pak minuta para se të niste një spektakël me fishekzjarre në qytet.

Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Vetë Roza reagoi menjëherë pas ngjarjes me një mesazh optimist në rrjete sociale: “Shëndosh e mirë. No panic. Nuk vritet Shqiponja kollaj.”

Megjithatë, pas incidentit, Policia e Himarës ka proceduar penalisht Xhonatanin për “ulje të rrezikshme dhe të papërgjegjshme në një zonë publike”. Materialet janë referuar në Prokurori dhe priten hapat e radhës ligjorë.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x