Reagon i revoltuar Luiz Ejlli pasi Shqipëria u rendit në vendin e 8 në Eurovision

Pas përfundimit të finales së Eurovision 2025, ku Austria u shpall fituese,

 

 

Shqipëria u rendit në vendin e 8-të, një rezultat që ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

Ndër më të zëshmit ishte Luiz Ejlli, i cili shprehu hapur zhgënjimin dhe revoltën e tij në rrjetet sociale.

“Votimi në Eurovision është një valle politike, një lojë aleancash, një sistem ku miqësitë diplomatike vlejnë më shumë se sa puna artistike. Dhe këtë e ndjen çdo vend i vogël që guxon të sjellë diçka të madhe.

Atëherë unë pyes: Çfarë vlerësohet sot në Eurovision?Sa vota merr muzika dhe sa politika?”, shkroi Luizi në Instagram.

Ai shtoi:
“Shkodra foli me zë të lirë, solli një Shqipëri tjetër, moderne, elektrike, me identitet. Dhe për këtë, s’ka pikë që na e ul vlerën! Muzika nuk është sport me arbitër. Muzika është ndjenjë, dhe kjo ndjenjë nuk futet dot në kalkulime politike.”

Reagimi i Ejllit është përqafuar nga shumë ndjekës të tij, të cilët e kanë vlerësuar për fjalët e drejtpërdrejta dhe mbështetjen ndaj përfaqësimit shqiptar në këtë kompeticion ndërkombëtar.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x