Rikthehet Ora Verore/ Ja kur do te ndodhe ndryshimi i akrepave 60 minuta perpara…

Me ardhjen e pranverës vjen edhe ndryshimi i orës, ku akrepat lëvizin me 60 minuta përpara.

Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 30 mars do të kthehet ora e verës.

Ndryshimi do të bëhet në orën 02:00 pas mesnate, kur akrepat do të kapërcejnë në 03:00.

Në këmbim të një ore gjumë më pak do të kemi një orë dritë më shumë.

Në këtë mënyrë kthehet ora verore, e cila do të na “dhurojë” me shumë dritë në mbrëmje dhe më shumë orë me diell gjatë ditës.

Në pranverë, e gjithë Europa kalon në orën e verës për të optimizuar përdorimin e rrezeve të diellit dhe rrjedhimisht konsumon më pak energji elektrike.

Orari veror do të vazhdojë deri nw fund tw tetorit, kur do të kthehet ora diellore. Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë Evropën, ora e shteteve evropiane ndryshon në të njëjtën kohë.

Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x