Sara Gjordeni rikthehet në ekran, ja ku do ta shohim së shpejti!

Pas një pauze në ekran, Sara Gjordeni është gati të rikthehet me një ide të re televizive, që sjell emocione të veçanta për nënat e ardhshme.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ajo ndau me publikun detaje nga projekti, por edhe nga jeta e saj personale.

Formati i ri do të fokusohet në një moment të veçantë për çdo prind të ardhshëm: zbulimin e gjinisë së bebit.

“Një format ndryshe, që synon të sjellë ndjeshmëri dhe gëzim në ekran,” tha Sara, duke theksuar rëndësinë e këtyre çasteve për familjet.

Në intervistë, ajo foli edhe për marrëdhënien me partnerin e saj, Bardhin, dhe vendimin për të lidhur kurorë.

“Martesa me Bardhin ishte një dëshirë e tij që unë vendosa ta plotësoja me zemër,” rrëfeu ajo me sinqeritet. Sara theksoi gjithashtu mirëkuptimin dhe tolerancën në çift, duke shtuar: “Të dy jemi të hapur dhe tolerantë ndaj besimeve të njëri-tjetrit, nuk jemi ekstremistë.”

Në fund, me shumë emocion, Sara foli për vajzën e saj të vogël, Nea. “Ajo është kopja ime e vogël,” tha ajo me dashuri, duke shtuar se dëshiron t’i ofrojë të bijës gjithçka që vetë nuk ka pasur mundësinë të përjetojë gjatë fëmijërisë.

 

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x