Marrëdhënia mes Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit

duket se ka hyrë në një fazë më serioze, teksa dyshja po kalojnë më shumë kohë bashkë publikisht.
Këtë fundjavë, blogerja e njohur feston ditëlindjen në Siçili, ku ka zgjedhur të udhëtojë së bashku me një grup të ngushtë miqsh për të pritur ndërrimin simbolik të viteve të jetës. Mes të ftuarve ndodhen emra të njohur si Arbër Çepari dhe make up artisti Arbër Bytyqi.
Erik Fullani është gjithashtu pjesë e këtij udhëtimi, dhe duket se çifti nuk ka më ndërmend të ruajë privatësinë e marrëdhënies së tyre. Pas fotove të publikuara nga një plazh në jug të Italisë, sot Fullani ka postuar imazhe nga i njëjti lokacion ku kanë bërë check-in edhe Sara me miqtë e saj, duke konfirmuar praninë e tij në këtë fundjavë festive.