Shkodra Elektronike reagon pasi u radhitën në vend të 8-të në Eurovizion 2025

Pas një performance që ndezi skenën e Eurovision 2025 në Bazel, Shkodra Elektronike ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të garës.

Grupi, i cili u rendit i 8-ti me këngën “Zjerm” dhe 218 pikë, falënderoi publikun për dashurinë dhe përkrahjen, duke shkruar: “Donim të fitonim zemrat tuaja. Duket se ia dolëm. Apo jo? Faleminderit.”

Edhe pse nga juria morën vetëm 45 pikë, duket se e rëndësishme për ta ishte miratimi nga publiku, gjë që e treguan më së miri me këtë postim.

Me një stil të veçantë që ndërthur modernen me traditën, Shkodra Elektronike u shqua si një nga projektet më të komentuar të këtij edicioni.

Fituesja e këtij viti u shpall Austria, e ndjekur nga Izraeli dhe Estonia.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x