Shkoi për të bërë dru dhe nuk u kthye më i gjallë/ Gjendet i vd*kur pas 5 ditësh kërkim, 27 vjecari i ngrirë në Malin e Pashtrikut

Ajet Lleshi, djali 27 vjeçar nga fshati Kishaj i Hasit, është gjetur i vdekur pas rreth pesë ditësh në Malin e Pashtrikut.

 

Ai doli për të bërë dru zjarri për familjen, por pas disa orësh, pasditen e 6 Prillit humbi çdo kontakt me ta.

Nga kërkimet intensive në terren, Ajet Lleshi rezulton se është gjetur këtë të enjte i ngrirë. Trupi i pajetë i 27 vjeçarit do t’i dërgohet familjes dhe më pas do të kryhen të gjitha ceremonitë respektive mortore, për përcjelljen e tij në banesën e fundit.

Për kërkime në mal doli në momentet e para dhe babai i tij me tre vëllezërit (xhaxhallarët e Ajetit) por nuk mundën ta gjenin.

Ata u ndanë në katër drejtime të ndryshme, por disa orë më pas, familja Lleshi humbi kontaktet dhe me babain e 27 vjeçarit. Menjëherë u angazhuan Policia e Shtetit dhe ekipet e Emergjencave Civile, të cilët pas disa orësh gjetën të gjallë Riza Lleshin, por në gjendje të rëndë fizike e psikologjike.

Katër ditë më pas, fatkeqësisht në zonën e njohur si “Thirzat e Qemës”, Ajet Lleshi është gjetur i pajetë pasi kishte ngrirë nga temperaturat disa gradë nën zero. Nevoja për dru zjarri për t’u ngrohur u kthye në tragjedi për 27 vjeçarin dhe familjen Lleshi.

Mëngjesin e së dielës ai shkoi në Malin e Pashtrikut dhe disa orë më vonë telefonoi familjarët për ndihmë sepse ishte bllokuar nga bora. Pas orës 17:00 të datës 6 Prill, Ajet Lleshi nuk pati më mundësi të telefononte apo të kërkonte ndihmë dhe sot, më 10 Prill është gjetur i vdekur.

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x