Shoferja humb kontrrollin, përpIas dy kalimtarë! Ja detajet e para

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur pasditen e kësaj të marte pranë Kishës së Laçit.

Mësohet se drejtuesja e automjetit tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy kalimtarë,

konkretisht 21-vjeçaren me inicialet D.D., një 39-vjeçar me inicialet E.R., dhe një shitëse ambulante 18-vjeçare me inicialet A.Gj.

Sipas raportimeve të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit në komisariat.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x