Shpallën Laertin finalist, Top Medias i ndodh ajo që nuk e priste askush!

Pas shpalljes së Rozana Radit si finaliste e parë e Big Brother VIP Albania 4, loja mori një kthesë të fortë.

Rozana zgjodhi të dërgojë në nominim përballë njëri-tjetrit Eglin dhe Laertin, për të përcaktuar finalistin e dytë.

Megjithatë, rezultati i mbrëmjes së djeshme, ku Laert Vasili u shpall finalist i dytë, ka ngjallur reagime të ashpra në rrjet.

Çdo sondazh publik, përfshirë atë të Top Albania Radio,

 

tregonte qartë se Egli kishte përkrahjen më të madhe të publikut – me mbi 85% të votave. Por pavarësisht kësaj, produksioni zgjodhi Laertin si finalist, duke ngritur dyshime serioze për transparencën dhe ndershmërinë e garës.

Ndjekësit nuk kanë kursyer kritikat, duke shpërthyer në komente negative në postimet e fundit të faqes zyrtare të Big Brother VIP Albania.

Ata akuzojnë produksionin për manipulim dhe zgjedhje të paracaktuar të fituesit, duke pretenduar se Laerti nuk e meritonte aspak finalen.

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x