Pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP Albania”,

tensionet mes disa prej ish-banorëve kanë vijuar jashtë shtëpisë, këtë herë në formën e deklaratave publike.
Këngëtari dhe ish-konkurrenti Vserlo ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke ngritur akuza për manipulim klikimesh ndaj dy kolegëve të tij, Gjestit dhe Egli Takos.
Në një seri postimesh në Instagram, Vserlo ka hedhur dyshime mbi suksesin e menjëhershëm të këngës “Veshu Ndrequ” nga Gjesti, e cila në vetëm një ditë ka kapur miliona shikime në YouTube.
Ai ka bërë krahasime me artiste ndërkombëtare si Ava Max dhe Miley Cyrus, duke vënë në pikëpyetje realitetin e shifrave të Gjestit.
“Ava Max, 6.7 milionë ndjekës. Miley Cyrus, 19.7 milionë. Ava për dy ditë merr 500 mijë shikime, Miley 5 milionë për dy muaj. Ndërkohë, Gjesti me 100 mijë ndjekës, merr 1.5 milionë për një ditë? Deluzioni ka një limit. K*rvë, të lutem” shkruan ai në një nga reagimet.
Ai shton se ka marrë shumë mesazhe nga ndjekës që e etiketojnë në lidhje me suksesin e kolegëve, duke e konsideruar këtë si një “furi famë imagjinare”.
Vserlo nuk ka kursyer as Eglin, duke ironizuar faktin që kënga e saj e fundit, “Jetë”, po grumbullon me shpejtësi shikime në platformë. “Besoj nesër shkon 20 milionë pa frikë! Uria i paska kafshatat të mëdha,” ka shkruar ai në një tjetër postim ironik.
Në përmbyllje të reagimit të tij, këngëtari ka premtuar se do të rikthehet me një projekt të ri, pa kompromis me oraret apo strategjitë për klikime. “Për të bërë art, është art më vete. Dështakë,” përfundon ai.
Derisa të vijë reagimi i palëve të përmendura, publiku duket se po ndjek zhvillimet me interes të shtuar, duke shënuar një tjetër episod të debatit post-BBVA.