Shqiptarët i besuan mandatin e katërt, Linda Rama flet e mallëngjyer për këtë fitore!

Linda Rama ka ndarë ndjesitë e saj lidhur me angazhimin dhe përgjegjësinë që ndien si bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama.

Ajo shprehu mallëngjimin që ndjeu gjatë periudhës së fundit, duke theksuar lidhjen që po krijohet mes brezave dhe ëndrrës së shqiptarëve për ta bërë Shqipërinë pjesë të Evropës.

“Jam e mallëngjyer sepse ndjeva sikur po lidhej filli midis prindërve tanë dhe asaj që ëndërruam në vitin 1991, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa.

Qeveria e parë demokratike mori mbështetje të jashtëzakonshme dhe pas kaq shumë vitesh, shqiptarët besuan se ëndrrat mund të realizohen dhe i dhanë Edi Ramës një mandat të fortë,” tha ajo.

Linda Rama theksoi gjithashtu rëndësinë e përgjegjësisë që ka për të mos zhgënjyer ata që kanë besuar dhe mbështetur këtë proces.

Sipas saj, ky është një mision për të krijuar mundësi të reja për të rinjtë dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët.

 

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x