Si asnjëherë më parë, mamaja e Xhensila Myrtezajt ngjitet në skenë dhe këndon krahë vajzës së saj!

Xhensila Myrtezajn e kemi parë me qindra herë në skenë, por si këtë radhë asnjëherë! Këngëtarja ka marrë për herë të parë suprizën më të bukur, teksa ka qenë duke performuar.

Nëna e saj, ka vendosur që të “rrëmbejë” mikrofonin dhe të ngjitet në skenë për të kënduar së bashku me të bijën.

Nëpër rrjetet sociale është duke bërë “namin” momenti kur dhe e ëma e Xhensila Myrtezajt i bashkohet skenës dhe këndon së bashku me Aurela Gaçen dhe Xhenin.

Përveç të pranishmëve që e shijuan në maksimum këtë performancë të tre vajzave bukuroshe, edhe ndjekësit kanë “duartrokitur” dhe janë suprizuar nga zëri i mamit të Xhensilës.

Epo, pas kësaj performancë na lejoni të themi që në këtë rast merr tamam kuptim shprehja që “Bëm mama të të ngjaj!”.

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x