Sulm me thikë në Shqiperi/ 17 vjecari plagosi 49-vjeçarin, POLICIA del me lajmerimin…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Gjirokastrës,

 

ku një adoleshent 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës një burrë 49 vjeç, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ndodhi pas një konflikti verbal që degjeneroi në dhunë fizike. I mituri përdori një thikë për të plagosur shtetasin me iniciale A. P., i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndërhyri në kohë dhe arrestoi në flagrancë autorin e dyshuar. Gjatë kontrollit, uniformat blu sekuestruan thikën që u përdor në ngjarje, e cila është marrë tashmë në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të miturit tashmë rëndon akuza për “plagosje e rëndë me dashje” dhe hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi dje, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. H., 49 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x