Thellohet dhimbja dhe tragjedia/ Pas vd*kjes së 16 vjecarit nga aksidenti i rëndë, ndërron jetë dhe 14 vjecari!

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë edhe 14-vjeçari i cili po udhëtonte bashkë me 16-vjeçarin i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme pas aksidentit me motomjet.

Aksdienti i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Stom Golem”.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i mituri 16-vjeçar ka humbur kontrollin e motomjetit që po drejtonte dhe ka dalë nga rruga, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë, 14-vjeçari u transportua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Njoftimi i policisë mbrëmjen e djeshme:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Stom Golem”, dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, ku 16 vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Në motomjet dyshohet se udhëtonte dhe një i mitur 14-vjeçar i cili u dërgua në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x