Thellohet dhimbja dhe tr*gjedia: Dy të rinj humbin jetën nga rrëshqitja e dheut në vend (Detaje)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Holta të Gramshit teksa nga rrëshqitja e një masivi dheu në një kantier ndërtimi, kanë humbur jetën dy të rinjtë që ishin duke punuar.

Referuar njoftimit të policisë, 22-vjeçari Albas Basha dhe 32-vjeçari Egzon Lleshi kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, informoi sot policia.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x