TRAGJIKE në Itali! 56-vjeçari shqiptar përplaset për vde*je nga kamioni në vendin e punës

Viktima ishte duke punuar në shkarkimin e materialeve ndërtimore nga mjeti

Një aksident tragjik në vendin e punës i ka marrë jetën një shqiptari në Itali, ditën e sotme.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në komunën Vernio, Firenze, ku shqiptari 56-vjeçar humbi jetën pasi u shtyp nga një kamion ndërtimi.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte duke punuar në shkarkimin e materialeve ndërtimore nga mjeti, i cili ishte ndalur në një shpat.

Por në një moment, kamioni u lëviz papritur dhe goditi burrin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas, automjeti përfundoi në një kanal anës rrugës.

Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë një ambulancë, por mjekët nuk mundën të bënin gjë tjetër veçse të konfirmonin vdekjen.

Prokuroria ka nisur një hetim për vrasje nga pakujdesia, duke urdhëruar sekuestrimin e zonës ku ndodhi aksidenti dhe të vetë kamionit. Hetuesit kanë kryer një inspektim në terren për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit e mundshëm penalë.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x