Pas fitores së tij në “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti ka qenë në qendër të vëmendjes për një veprim që bëri gjatë natës finale më 19 prill,

ku u shpall fitues i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh.
Në momentin e fitores, Gjesti mori flamurin e Kosovës, e puthi dhe më pas e mbajti në qafë gjatë festimeve.
Ky gjest ngjalli reagime të shumta në rrjet, ku shumë ndjekës shprehën se ai duhej të kishte bashkangjitur edhe flamurin e Shqipërisë.
Pas gjithë kritikave, mbrëmjen e djeshme gjatë një koncerti ku ishte i pranishëm, Gjesti reagoi në mënyrë të papritur.
Teksa fliste për komentet që kishte marrë, ai mori flamurin shqiptar dhe e mbajti në shpinë, duke emocionuar të gjithë të pranishmit.
Ky veprim u prit me duartrokitje dhe brohorima, duke shuar disi polemikat që ishin ngritur pas finales.