U përplas me furgonin me pasagjerë, merr flakë ‘Benzi’ në aksin Fier-Lushnjë!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje në afërsi të “pushimit të shoferit”.

Një automjet tip Benz i ka rënë nga pas një furgoni me 7 pasagjerë që udhëtonte drejt Rinasit.

Shpejtësia e madhe ka bërë që Benzi-i të thyejë barrierat dhe të përfundojë në kanalin kullues përgjatë autostradës, ku më pas është përfshirë nga zjarri.

4 personat që ndodheshin në Benz kanë arritur të shpëtojnë nga flakët duke dalë nga automjeti.

Ndërkohë furgoni ku udhëtonin 7 pasagjerët ka përfunduar qindra metra larg.

Dy prej udhëtarëve raportohet se janë në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x