U plagos me thikë nga bashkëshorti, reagon gruaja e stilistit shqiptar: “Prehu në paqe”

Prishtina u trondit ditën e djeshme nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në “Rrugën B”

 

ku dizajneri i njohur kosovar Festim Isufi u gjet pa shenja jete në banesën e tij.

Ngjarja ka shkaktuar pikëllim të thellë në opinionin publik dhe në rrethin artistik ku ai ishte një figurë e njohur dhe shumë e dashur.

Festim Isufi është gjetur i vdekur si pasojë e plagëve me thikë, ndërsa gruaja e tij e plagosur me thikë ka shpëtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, ditën e sotme për vdekjen e Festimit ka reaguar gruaja e tij, Rina, përmes një postimi në Instagram.

Ajo ka ndarë një fotografi me të shoqin, duke i dhënë lamtumirën: “Prehu i qetë jeta jem, humbja jote e papritshme na ka lënë me dhimbje të papërshkrueshme. Të du e të kujtoj si njeri të mirë, të buzëqeshur si ishe”.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x