Blogerja dhe ish-banorja e “Big Brother Albania”, Genta Gjalpi, është vënë zyrtarisht nën hetim nga Policia e Tiranës,

pas publikimit të një videoje shqetësuese ku shihej duke ushtruar dhunë ndaj vajzës së mitur të partnerit të saj.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Genta Gjalpi, 35 vjeçe, pas publikimit të një videoje ku duket duke kryer veprime të dhunshme ndaj një të miture. Po kryhen veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.”
Pamjet filmike të marra nga kamerat e sigurisë në një market në Tiranë shfaqin një moment agresiv, ku Gjalpi e kap vajzën prej flokësh dhe më pas e tërheq nga bluza, ndërkohë që ndodhen në një ambient publik.
Nëna biologjike e vajzës e ka denoncuar rastin, duke kërkuar drejtësi për të bijën. Sipas burimeve, fëmija është nga një lidhje e mëparshme e partnerit të Gentës.
Për momentin, procedimi ndaj saj është në gjendje të lirë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të qartësuar plotësisht kontekstin dhe përgjegjësitë ligjore.