Video që po qarkullon në rrjet: Ish banorja e Big Brother kap nga flokët vajzën e m*tur?!

Një video e publikuar nga JOQ ka ngritur shqetësim në rrjet.

Në pamjet e siguruara, tiktokerja dhe ish-banorja e “Big Brother Albania”, Genta Gjalpi, shihet duke pasur një sjellje të papërshtatshme ndaj një fëmije në një ambient publik, konkretisht në një market.

Sipas burimeve, vogëlushja që shfaqet në video është vajza e bashkëshortit të Gentës.

Në video, ajo shihet duke e kapur fëmijën nga flokët, duke u rrëzuar gjatë ndjekjes së saj dhe më pas duke e tërhequr nga rrobat me forcë, për ta nxjerrë jashtë ambientit.

Kjo sjellje ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë e kanë konsideruar aktin si të papranueshëm, sidomos duke marrë parasysh që ndodhi në një vend publik dhe para syve të njerëzve të tjerë.

Deri tani, vetë Gjalpi nuk ka bërë një reagim publik për ngjarjen, ndërsa nuk dihet nëse autoritetet kanë ndërhyrë për të hetuar situatën.

Rasti po komentohet gjerësisht në rrjet, ku shumica kërkojnë sqarim dhe përgjegjësi për atë që ndodhi.

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x