VIDEO VIRALE/ E dëgjuat këngën më të fundit të Bashës? Ja cfarë vargjesh i ka thurur ai Ramës

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, njëkohësisht edhe i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka postuar serialin e ri me video-dissing për kryeministrin Edi Rama.

Por ndryshe nga herët e tjera, me togfjalëshin epik “O Rameee!”, ky ishte një mesazh pa zë, si në filmat e Charlie Chaplin.

Një kolonë zanore parodi dedikuar kreut të qeverisë, teksa vetë ndodhet në timon dhe i jep makinës, me buzëqeshjen e përhershme:“Rama të gjithë shokët në burg i ka rras, ishalla i shkon edhe vetë nga pas…!”, janë disa nga rreshtat e këngës parodi, me të cilën Basha shoqëron video-mesazhin e tij të radhës në Facebook, i gjatë vetëm pak sekonda.

Në mungesë të fjalëve, ai e shoqëron këngën me tundje koke dhe buzëqeshje.

Dhe në shënimin e postimit, nënvizon:

“I fundit të mbyllë derën…!”.

Kjo është video e parë ë Bashës, ku ai nuk jep mesazh me fjalë ndaj kryeministrit, në serinë e “dashurisë virtuale” që kanë nisur mes tyre, në distancë dhe në kuadër të fushatës elektorale të 11 majit.

 

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x