Vijon numërimi i votave të Diasporës, ja cfarë po ndodh me diferencen mes PS dhe PD-së!

Vijon numërimi i votave nga diaspora për zgjedhjet parlamentare të 11 majit,

ku Partia Socialiste po ruan një avantazh të thellë ndaj Partisë Demokratike me një diferencë të madhe në mbi 26 mijë vota.

Deri më tani janë numëruar 102,324 zarfa nga gjithsej 194,889, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas shifrave të deritanishme, Partia Socialiste ka siguruar 54,640 vota, ose 54.23% të totalit, ndërsa Partia Demokratike renditet e dyta me 28,468 vota, që përbëjnë 28.23%.

Në vendin e tretë, me një rezultat domethënës, vjen nisma “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt me 8,481 vota, e ndjekur nga Partia Mundësia me 3,638 vota.

Rezultatet paraprake të diasporës (deri tani) – Numëruar 102,324 zarfa nga 194,889 në total
PS – 54,640 vota (54.23%)

PD – 28,468 vota (28.23%)

Nisma SHB (Lapaj) – 8,481 vota (8.42%)

Mundësia – 3,638 vota (3.61%)

Bashkë – 2,651 vota (2.62%)

PSD – 1,157 vota (1.15%)

Procesi i numërimit vijon dhe pritet që rezultati përfundimtar të japë një panoramë më të qartë për ndikimin real të votës së diasporës në konfigurimin përfundimtar të Parlamentit.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x