Votat e diasporës, Celibashi merr këtë vendim! Ja cfarë vendosi dhe për zarfet e Greqisë

Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka shpallur vendimin e marrë lidhur me kontestimet e votave të diasporës të ardhura nga Greqia.

Celibashi ka vendosur të pranojë kërkesën e Partisë Socialiste për të vazhduar rregullisht numërimin e votave të shqiptarëve të Greqisë, duke u shprehur se gjatë procesit të verifikimit nuk është vërjetur asnjë parregullsi në administrimin e tyre.

“Si grupet e vlerësimet e votave nga jashtë ashtu dhe komisionet kanë vetëm kompetencën e numërimit dhe jo vlerësimin e parregullsive. Kjo përgjegjësi është e KQZ ose e KAS dhe Kolegjit më pas.

KQZ i ka marrë të gjitha kutitë në dorëzim dhe asnjëra prej tyre nuk është përcaktuar si e parregullt. Për sa kohë janë caktuar të rregullta është detyrim ligjor si për grupet dhe komisionet për t’u vlerësuar dhe numëruar çdo votë nga jashtë.

Ata çmojnë si është një votë e caktuar sepse është detyrim i tyre. Këto bëjnë edhe tabulimin e rezultateve për çdo subjekt, kandidat e qark. Anëtarët kanë të drejtë të kontestojnë vota të caktuara dhe t’i shënojnë dhe nuk kanë asnjë tagër tjetër ligjor zgjedhor.

Nuk kanë as kompetencë proceduriale për të shqyrtuar ankesa apo kërkesa për procedurat dhe shkeljet. Ky vlerësim bëhet vetëm pasi të ketë përfunduar numërimi dhe tabulimi dhe më tej instancat përkatëse vlerësojnë nëse ka shkelje të kodit zgjedhor dhe të vlerësojnë masën e saj apo nëse ndikojnë në këto rezultate.

Në këto rrethana vendos vazhdimin dhe numërimin e të gjitha votave që kanë ardhur nga jashtë si tabulimin e rezultateve dhe të dhënave nga këto rezultate deri në fund”, tha Ilirjan Celibashi.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x