Vuri bast me shokët, 17 vjecari në Gjirokastër hidhet nga dritarja e kalsës!

Një tjetër ngjarje e paprecedentë mësohet të ketë ndodhur në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër ku një nxënës është hedhur nga dritarja e klasës së tij.

Në rrethana ende të paqarta, nxënësi i vitit të 2-të i idenfikuar si A. M. 17 vjeç, është hedhur nga dritarja e katit të dytë teksa ishte duke luajtur me një tjetër nxënës. Sakaq 17-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore pasi nga hedhja ka pësuar disa lëndime, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Rreth orës 13:00, në ambientet e gjimnazit “Siri Shapllo”, një nxënës 17 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke luajtur me një nxënës tjetër, është hedhur nga dritarja e katit të dytë.

17-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë sipas asaj që raportohet në media, nga dëshmia e 3 shokëve të klasës mësohet se 17-vjeçari është hedhur nga dritarja pas një basti të vendosur me shokët e tij me 10 mijë lekë të vjetra.

Kujtojmë që ngjarje të rënda janë regjistruar pak më parë në këtë gjimnaz. Në tre muajt e fundit dy nxënës të gjimnazit “Siri Shapllo”, Irsa Muçollari dhe Veip Peçi i kanë dhënë fund jetës, ndërsa shkaqet vijojnë të mbeten të pazbardhura.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x