Xheneta bën deklaratën e fortë ndaj moderatores: I ke shkruajtur të dashurit tim!

Gjatë një episodi të fundit të emisionit “E Diell”, një moment që nisi si një diskutim i zakonshëm mori një kthesë të papritur dhe mjaft tensionuese.

Finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, zgjodhi pikërisht këtë programin “Trotuar” për të adresuar një çështje personale,

duke akuzuar drejtpërdrejt moderatoren Sara Gjoka se i kishte shkruar të dashurit të saj gjatë kohës që ajo ishte në një marrëdhënie me të.

Deklarata e papritur shkaktoi habi mes të ftuarve dhe ndryshoi menjëherë atmosferën e emisionit, i cili nuk kishte aspak të bënte me jetën personale të pjesëmarrësve.

Megjithatë, për Xhenetën, ky u duk momenti i duhur për të kërkuar sqarime dhe për të vënë kufij.

Modelja, me një ton të prerë dhe të sinqertë, tha se ndiente se ishte thyer një kufi i rëndësishëm i respektit, ndërsa Sara u përpoq të ruante qetësinë, pavarësisht akuzës së drejtpërdrejtë. Më poshtë është një pjesë nga biseda mes tyre:

Xheneta Fetahu: Sara, pse ju shkruan çunave kur e di që janë në një lidhje me një gocë? Po flas për një rast që më ka ndodhur mua dhe asaj.

Sara Gjoka: Çfarë rasti?

Xheneta Fetahu: Ti vitin e kaluar i ke shkruar çunit me të cilin kam qenë në një njohje.

Sara Gjoka: Cili është?

Xheneta Fetahu: Po ti e di se cili është, ai nuk është fytyrë publike. Ti më ke inçizuar mua kur unë kam folur me ty, e kam me fakte. Mos më bëj moralisten.

Sara Gjoka: Nuk jam dakord fare që ne të diskutojmë në publik këtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel)

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x