Pas përjashtimit të bujshëm nga “She’s On Top”

për shkak të një përleshjeje me një konkurrente,
Xheneta Fetahu rikthehet fuqishëm në ekran — por jo si garuese, kësaj here në rolin e opinionistes!
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi zyrtar në rrjete sociale, ku thuhej:
“Zyrtare! Xheneta Fetahu opinioniste e ‘She’s On Top Club’! Dikur ish-konkurrente, Xheneta premton show dhe opinione mjaft pikante.”
Xheneta, e njohur për natyrën e saj impulsive dhe komentet pa filtra, ka qenë një figurë mjaft e diskutuar që nga pjesëmarrja në Big Brother VIP Kosova, ku spikati edhe për historinë e ndërlikuar me Gjestin.
Ajo ka qenë gjithashtu pjesë e “E Diell”, ku dha mendimet e saj për tema të ndryshme sociale e aktuale, duke ndërtuar imazhin e një personazhi që nuk druhet të thotë çfarë mendon.