Customise Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorised as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyse the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customised advertisements based on the pages you visited previously and to analyse the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Ylli Merja: Njihuni me efektet e mrekullueshme të mjaltit në organizëm: Kujdes, mjalti nuk duhet të ketë shije dhe ere te…

Mjalti ka një histori të gjatë përdorimi jo vetëm si ushqim, por edhe për qëllime mjekimi.

Ndër të tjera, përdorimi terapeutik i mjaltit dokumentohet në tekstet Ajurveda të Indisë së lashtë, të shkruara rreth 5000 vjet para erës së re.

Mjalti shumëlulesh ka aromë të luleve, shije të ëmbël dhe ngjyra mund të variojë nga e verdhë në kafe të hapur.

Mjalti I gështenjës është ndër mjaltet më të rrallë dhe më kurues, ka një ngjyrë kafe të errët në të zezë të lehtë, është i lëngët dhe ka shije shumë të hidhur e një aromë gështenje.

Ky lloj mjalti fillon të errësohet në ngjyrë me kalimin e kohës, është i lëngët, e nuk ngrin në dimër. Mjalti i maresë është, gjithashtu, i hidhur, ka një ngjyrë të verdhë të hapur, është I ngurtë në dimër dhe shkrin në verë.

Duhet theksuar se mjalti nuk duhet të ketë shije dhe erë të lidhur me proceset e prodhimit ose me kushtet e ruajtjes, pasi kështu nuk është 100% I pastër.

Prodhimi i mjaltit

Bletët mbledhin nektarin e luleve, i cili është një lëng i verdhë që ndodhet në majën e luleve.

Në bazë të luleve të ndryshme që ato marrin nektarin edhe mjalti merr ngjyrën.

Bleta e depoziton nektarin në hoje, më pas aty përpunohet nga bletët e tjera, dehidratohet dhe hojet mbyllen sipër me dyll blete. Kështu ato e ruajnë si ushqim për periudhën e dimrit.

Produkte të tjera të bletës janë poleni dhe propolisi. Poleni prodhohet nga bleta kur ajo mbledh polenin e luleve, e përpunon dhe formon disa si topa të vegjël me ngjyra të ndryshme që variojnë nga e verdhë e hapur në të verdhë të errët në varësi të luleve.

Përbërja kimike e mjaltit

Mjalti është një përzierje komponimesh kimike, kryesisht sheqernash të ndryshëm, ku predominon fruktoza dhe glukoza.

Lëndë të tjera të pranishme janë acidet organike, enzimat, si dhe pjesëza të ngurta me origjinë nga grumbullimi i mjaltit.

Aktiviteti i enzimës invertazë ndikohet shumë nga temperatura dhe nga qëndrimi. Prania e invertazës përdoret si një tregues i freskisë së mjaltit.

Mjalti përmban shumë antioksidantë, enzima që ndihmojnë tretjen; vitmaina si B, B6, C, dhe minerale si hekur, zink, calcium, magnez, manganese, etj.

Është shumë I pasur me aminoacide, bazat e ndërtimit të AND-së dhe prandaj kanë aftësi rigjeneruese.
Aminoacidet ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave e mjalti përmban 11-21 të tilla, në varësi të llojit të mjaltit, periudhës kur prodhohet dhe vendit ku ndodhen bletët.

Vetitë kimike

Mjalti këshillohet në infeksione të aparatit të frymëmarrjes, kollë, të ftohtë, kundër mykut, kundër alergjive, ndihmon në ruajtjen e një zemre të shëndetshme, është shumë efektiv kundër uljes në peshë, uljen e yndyrnave, është një burim energjie dhe antioksidantësh të fuqishëm.

Mjalti përmban sheqer natyral, e individët që vuajnë nga diabeti mund të përdorin mjaltin e maresë pasi ky lloj mjalti nuk ndikon në rritjen e sheqerit në gjak.

Gjithashtu mjalti përmban një sasi shumë të madhe antioksidantësh, prandaj është shumë I efektshëm për kaq shumë sëmundje.

Por vlen të theksohet se ka efekt qetësues në organizëm, ndihmon në uljen e yndyrnave në gjak, dhe kështu ndihmon në uljen e tensionit.

Mjalti parandalon problemet e zemrës, ndihmon në zgjerimin e arterieve, dhe rregullon qarkullimin e gjakut, prandaj ruan një zemër të shëndetshme.

Mund të përdoret edhe tek fëmijët dhe bebet në periudhën e dimrit për të ëmbëlsuar çajin, apo edhe siç është.

Nëse mund të zëvendësoni përdorimin e sheqerit me mjaltë është shumë pozitive për fëmijën tuaj.

Gjithashtu për vetitë antibakteriale mjalti mund të përdoret në lëkurë pasi ndihmon në rigjenerimin e saj dhe në shërimin e djegieve.

Edhe nëse keni probleme me alergjinë në pranverë mjalti ndihmon në rritjen dhe krijimin e imunitetit, ndaj alergjive të stinës. Prandaj duhet përdorur sidomos nga fëmijët e vegjël, pasi i ndihmon ata të rritin rezistencën ndaj polenit të luleve.

Kjo ndodh pasi mjalti përmban nektarin e shumë luleve, dhe I fut këto agjentë në gjak.

Kështu trupi fillon të ambientohet me praninë e tyre dhe zbutet agresiviteti i alergjisë derisa largohet fare. Nëse fillon përdorimi i mjaltit tek fëmijët alergjikë në moshë të vogël është shumë më e lehtë të kalojë alergjia.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x